Ndryshimet në qeveri, mbërrijnë në Presidencë emrat e dy ministrave të rinj

Politikë
Ndryshimet në qeveri, mbërrijnë në Presidencë emrat e

TIRANË

Mbërrijnë në Presidencë ndryshimet në qeveri. Mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur në Institucionin e Presidentit të Republikës emrat e dy ministrave të rinj, me propozim të kryeministrit Rama, të cilët kërkojnë miratimin e Kreut të Shtetit për të marrë detyrën.

Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili është propozuar nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila propozohet të marrë detyrën e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

ME TE LEXUARAT