Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ndershmëria për ju antivlerë”, Rudina Hajdari për vrasjen e Rashës: Ja pse dalin në protestë të rinjtë

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit u ndal tek protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës nga një efektiv policie, ndërsa dha disa arsye se pse të rinjtë dalin në sheshe e manifestojnë.

Sipas Hajdarit, të rinjtë dolën në shesh pasi janë të revoltuar nga politika që i quan ‘halabakë, kokëpalarë’.

“Dua t’i marr këto 3 minuta për të folur pak për atë që ndodhi ditë më parë me të riun. Këto ditë kam shpenzuar kohën me protestat. Kam folur me të rinjtë shqiptarë. Se për çfarë i shtynte ata që të shkonin në festë. Ata ndiheshin se ai plumbi që kapi rashën, mund ti kapte dhe ata.

Ata të rinj që dolën në shesh ishin të revoltuar. Politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, kokëpalarë, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend, janë këta që kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe që i kërkojnë votat t ë rinjve. Këta njerëz që vijnë në parlament për të vjedhur dhe për të çuar këto lekë në koncesione.

Si mos të revoltohet një i ri sot kur ëndërron që të bëhet trafikant droge në mënyrë që të dalë nga varfëria sot. Si mos të revoltohet një i ri kur prindërit nuk i çojnë sot në shkollë apo të blejnë libra. Si mos të revoltohet një i ri sot kur nuk ka asnjë perspektivë sot dhe nuk ka asnjë shans ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Si mund të mos revoltohet sot një i ri kur sheh si ju në këtë parlament që jetoni në vendet më luksoze, jetoni në kodrina, ikni me pushime kur të doni dhe bëni hare kur të doni. Se respektoni ligjin, s’keni marrë asgjë përsipër që të respektoni ligjin. Të rinjtë se kanë këtë shans. Atyre po iu thyhet kocka, jo nga policët, por ngaqë rrinë pas tyre. Se pranoni dot revoltën e të rinjve se pse dalin në sheshe.

Ata do të vazhdojnë të dalin edhe pse ju doni që t’i injektoni frikën. Ata do të dalin, pasui ka ardhur momenti ku nuk mban më. Politikanët janë shndërruar në njerëzit më të urryer. Ju e keni bërë ndershmërinë një anti-vlerë duke mos i lejuar ata që të ecin përpara.”, tha Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet