Stafi i një prej strukturave Covid në QSUT është surprizuar nga një pacient, i cili ishte i shtruar për tu trajtuar nga koronavirusi dhe arriti ta mposhtte sëmundjen.
Ai mendoi që të bënte një pemë ndryshe për Krishtlindje, të zbukuruar me tullumbace, doreza dhe maska për t’ia dhuruar stafit mjekësor.
Përveç kësaj, ish pacienti i identifikuar me inicialet E.C., ka menduar për secilin punonjës që përballet me pandeminë e koronavirusit dhe i ka bërë një dhuratë në shenjë mirënjohje për punën e vështirë dhe të palodhshme.
“Mirënjohje dhe falenderim për ish pacientin E.C. për mendimin e bukur për kolegët tanë në strukturat Covidit”, shkruhet në njoftimin e spitalit.