Misteri i barkës së mbushur me 649 kg kokainë, trafikantët e braktisën nga frika

Aktualitet
Misteri i barkës së mbushur me 649 kg kokainë, trafikantët e

Jo larg Ishujve Marshall në Paqësor, është gjetur një barkë e braktisur me 649 kilogramë kokainë brenda, që është sasia më e madhe e konfiskuar e lëndëve narkotike në historinë e këtij vendi.

Siç raporton televizioni holandez Nos, autoritetet besojnë se barka kishte lundruar për një vit apo dy.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droga ishte paketuar në sasi të vogla prej një kilogramëve, dhe ishte fshehur në një dollap që ishte mbuluar me disa rroba.

E sipas ekspertëve të sigurisë, shpërndaësit e drogës e kanë braktisur barkën nga frika se do të kapen nga organet e rendit, e disa tjerë besojnë se ata kanë hasur në ndonjë stuhi të fuqishme.

ME TE LEXUARAT