Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta uron Papa Françeskun për 84-vjetorin e lindjes: Falenderues për ndihmën ndaj kombit shqiptar

Presidenti Ilir Meta i përcjell urime të përzemërta Papa Françeskut, i cili feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Përmes një urimi në “Facebook”, Meta thekson se janë të paharruara, të vyera dhe frymëzuese mesazhin e Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Mesazhi i Metës:

Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes!

Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19.

Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme! 🇦🇱🤝🇻🇦

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet