Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

DURRËS
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi është kapur me armë me vete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet