Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Lajm i madh”, ambasadorja amerikane: Tani Gjykata Kushtetuese ka nevojë për 1 gjyqtar

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.

Znj.Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që sa më shpejt KED të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës.

Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE si dhe reflekton në bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit e Parlamentit.

STATUSI NGA YURI KIM

Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani ka nevojë për 1 gjyqtar tjetër për Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve te Presidenti.

Kjo është një arritje madhore e cila do të lëvizë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED, Presidentit dhe Kuvendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet