Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

La pas në garë Messin dhe Ronaldon, Lewandowski shpallet “Lojtari më i mirë i 2020”

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit.

Polaku ka fituar garën me të përhershmit Messi-Ronaldo pasi ka realizuar një sezon fantastik.

Në vitin 2020 polaku fitoi thuajse gjithçka me Bayernin, por duket se i mungonte diçka, pikërisht ky çmim që vitet e fundit rrallë kush tjetër e ka fituar në vitet e fundit duke parë konkurrencën e madhe me Messin dhe Ronaldon.

Lewandowski më parë fitoi të njëjtin çmim po nga UEFA. Nga ana tjetër trajneri më i mirë i vitit sipas FIFA i shpall Jurgen Klopp.

Gjermani arriti të rikthejë titullin kampion në Angli për Livepool pas 20 vitesh pritje, teksa fitoi garën me Hans Flick i cili për disa muaj fitoi disa trofe me Bayern Mynih.

Po ashtu një gjerman u shpall portieri i vitit, për këtë të fundit s’kishte dyshime që do ishte Manuel Neuer.

Çmimi ”Pushkash” për golin e vitit iu dha koreano-jugorit që në një ndeshje të Premier League parakaloi thuajse gjithë lojtarët e Burnley për të realizuar golin që la më shumë mbresa në 2020.

Nga ana tjetër, u votua edhe ekipi më i mirë i 2020, dhe surpriza fillon që nga porta, ku nuk kishte vend për Neuer, pasi portieri më i mirë rezulton të jetë Alisson Becker i Liverpool.

Mbrojtja përbëhet nga Ramos-Van Dijk me në krahë Trend Alexander-Arnold dhe Alhonso Davies.

Në mesfushë u përzgjodhën treshja De Bruyne, Kimmich dhe Thiago Alcantara kurse në sulm Messi, Lewandowski dhe Ronaldo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet