Kim Kardashian përkrah Anxhelina Hadërgjonajn për debutimin në tregun ndërkombëtar

Showbiz
Kim Kardashian përkrah Anxhelina Hadërgjonajn për debutimin

Artistja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ditë më parë bëri rikthimin në skenë pas nëntë vitesh.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, këtë herë ka debutuar në tregun ndërkombëtar me projektin “Precious”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke qenë se ka bërë rikthimin pas një pauze të gjatë, kënga e Hadërgjonajt u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.

Ndërkohë, ajo së fundmi ka marrë një përkrahje edhe nga ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

“Duke treguar dashuri për miken më të mirë të Ariel, urime”, ka shkruar ajo, referuar grimerit të njohur Ariel, i cili njëherësh është mik edhe i familjes së Kardashian.

Siç Anxhelina tregon në një nga intervistat e fundit, klipi i këngës u xhirua një vit më parë dhe se ka punuar mjaft shumë për debutimin e radhës.

Për pak ditë “Precious” ka grumbulluar mijëra klikime në kanalin YouTube.

ME TE LEXUARAT