Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia shndërrohet në zonë të kuqe, del kalendari me kufizimet e reja anti-Covid

Italia do të shndërrohet e gjitha në një zonë të kuqe, siç edhe kishte propozuar ministri i shëndetësisë Roberto Speranza me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.

Ditën e djeshme është publikuar kalendari zyrtar i ndalimeve gjatë festave duke filluar nga kjo fundjavë, deri më datë 6 janar.

Fundjava e datës 19 dhe 20 janar është konsideruar “fundjava e fundit pushim” ku ju mund të lëvizni nga qyteti në qytet përveç se në Abruzzo i cili do të jetë rajoni i vetëm portokalli ku nuk do të mund të largoheni nga vendi. Dyqanet do të qëndrojnë të hapua deri në orën 21:00 duke respektuar masat dhe duke mos krijuar grumbullime. Për sa i përket bareve dhe restoranteve do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00 ndërkohë që shtetrrethimi do të jetë si më parë deri në orën 22:00.

Data 21 deri më datë 23 do të konsistojë në ndalimin e udhëtimeve, ndërkohë që pjesa tjerët do të mbetet e njëjta me të datës 19 dhe 20 janar.

Për datën 24 deri më datë 27 dhjetor do të kalojë i gjithë vendi në një zonë të kuqe do të duhet të mbyllin dyqanet, baret dhe restorantet. Vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, dhe libraritë do të qëndrojnë të hapura.

Nga data 28 deri më datë 30 do të rihapet çdo gjë sigurisht në kuadrin e kufizimeve të parashikuara.

Nga 31 dhjerori deri në datën 3 janar e gjen shëtin italian përsëri në një zonë të kuqe me qëllim shmangien e mbledhjeve familjare dhe grumbullimeve, duke sanksionuar këdo që do të gjendet në rrugë ato ditë me 400 deri në 1000 euro gjobë.

Nga data 4 deri në 6 janar aktivitetet do të rihapen me kufizimet e orareve të lartpërmendura ndërkohë që udhëtimi do të jetë përsëri i ndaluar.

Italia është një nder shtetet evropiane me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi, duke e bërë të nevojshme që qeveria të ndërmarri masa gjithnjë edhe më shtrënguese dhe të ashpra me qëllim përmirësimin e gjendjes epidemiologjike në vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet