Ish drejtuesit e UÇK-së para Speciales/ Prokurorja: I dorëzuam mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese

Kosovë&Rajon
Ish drejtuesit e UÇK-së para Speciales/ Prokurorja: I dorëzuam

Ish-komandantët e UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqi janë sot sërish para gjykatësve të dhomave te specializuara për Kosovën në Hagë ku po zhvillohet një seancë për ecurinë e procesit.

Aktakuza për krime lufte ndaj ish-presidentit dhe ish-zyrtareve të lartë të Kosovës u konfirmua më 5 nëntor ditë kur nisi edhe arrestimi dhe dërgimi i tyre në Hagë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Në seancën e sotme, Prokuroria në Hagë ka bërë me dije se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese!

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përveç kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, tha Prokuroria.

ME TE LEXUARAT