Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“I vrava për t’i shpëtuar nga Covid-19”/ 36-vjeçari që theri gruan dhe motrën e saj, infektohet me koronavirus

“I vrava për t’i shpëtuar nga koronavirusi”, kështu u shpreh 36-vjeçari Adam Rot, nga Waukesha, SHBA, i cili sulmoi me thikë për vdekje, bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit, si dhe plagosi dy anëtarë të tjerë të familjes, që ndërhynë për të shpëtuar viktimat.

Rot do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij, i mbyllur në një spital-burg të shëndetit mendor, dënim ky i dhënë nga gjykata për vrasjen e Dominic, 34 vjeçe dhe motrën e saj, Deirdre, 26.

Si për ironi të fatit, mediat e huaja bëjnë me dije se vetë ai është prekur nga Covid-19 dhe ka kaluar një muaj në oksigjenoterapi.

Si ndodhi ngjarja e tmerrshme?

36-vjeçari, i cili tani e tutje do të jetojë në një psikiatri, po hante drekë me familjarët e tij. Në një moment, gjatë bisedës u shpreh se është më mirë të vdesësh sesa të infektohesh me Covid-19, gjë e cila u kundërshtua nga bashkëshortja e tij dhe motra e saj.

Nga këtu nisi gjithçka! Ai rrëmbeu një thikë dhe i goditi pa ndalim dy të ndjerat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet