Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fshati shqiptar i paprekur nga COVID, cfarë po e vret virusin?!

Fshati Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës është pushtuar gjatë kësaj periudhe nga Mjegulla.

Banorët tregojnë se deri në orën 12 të mesditës mjegulla nuk hiqet e kjo ka krijuar prej vitesh pasoja në shëndetin e tyre. Sipas banorëve një pjesë e madhe e atyre që jetojnë në këtë fshat, janë të sëmurë astmatik për shkak të kësaj mjegulle.

Banorët tregojnë se ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës mund ta dëmtojë më tejë fshatin e tyre pasi niveli i ujit do të shkojë deri në afërsi të banesave.

Por në Gjoricë mjegulla e cila prezente aty prej dekadash i ka detyruar autoritetet e para viteve 90-të që të vaksinojnë për tuberkulozin të gjithë banorët e Njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Vaksinimi i banorëve është bërë në vitin 1976.

Ndërkohë, në 10 muaj pandemi të shkaktuar nga Covid-19, të dhënat zyrtare tregojnë se në Njësinë Gjoricë prej 6000 banorësh, janë shënuar deri tani vetëm 3 të infektuar me koronavirus.

Kjo nuk është e vërtetuar shkencërisht, jashtë kameras mjekët thonë se këta banor mund të kenë imunitet ndaj virusit për shkak se janë vaksinuar nga tuberkulozi në vitin 1979.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet