Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Festojnë ditëlindjen në një ditë, Erion Veliaj suprizon aktoren Tinka Kurti

Aktorja e madhe e skenës dhe kinematografise shqiptare, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për ikonën e filmit dhe teatrit, por edhe për vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithashtu feston 41-vjetorin në të njëjtën ditë, Erion Veliaj vendosi ta surprizojë aktoren duke e vizituar në shtëpi.

Me një tufë me lule në duar, ai shkoi në shtëpinë e aktores së mirënjohur shqiptare dhe i uroi asaj jetë të gjatë.

Këtë ditëlindje artistja e madhe e festoi në shtëpinë e rikonstruktuar totalisht nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Mes batutash e urimesh me njëri-tjetrin, edhe aktorja i dhuroi një pikturë kryebashkiakut Veliaj, i cili i premtoi se do e vendoste në zyrën e tij. “Është marrë në Gjenevë. Mua ma kanë dedikuar, por unë po ta dedikoj me gjithë zemër ty”, tha artisja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet