Fauci: Sot pritet të miratohet vaksina e Moderna-s për Covid-19

Soft
Fauci: Sot pritet të miratohet vaksina e Moderna-s për Covid-19

Vaksina e prodhuar nga Moderna për koronavirusin mund të marrë aprovim për përdorim urgjent nga FDA të ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë Dr. Anthony Fauci të mërkurën pasdite.

Një panel këshilltarësh dhe ekspertësh të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të mblidhet nesër për të diskutuar nëse do të rekomandojnë që agjencia të autorizojë vaksinën e dytë për amerikanët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nesër, FDA me shpresë do të marrë një vendim nëse vaksina e Moderna do të marrë ose jo një autorizim për përdorimi urgjent,”tha Fauci pëe CNBC .

Vaksina e Pfizer nuk iu dha drita jeshile për më shumë se 24 orë pasi i njëjti panel rekomandoi miratimin e saj në fund të takimit të së enjtes së kaluar.

Kjo shkaktoi zemërimin dhe zhgënjimin tek amerikanët, përfshirë Presidentin, shefi i stafit i të cilit Mark Meadows thuhet se ka kërcënuar zyrtarë të FDA që të përshpejtonin miratimin.

ME TE LEXUARAT