Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ellen flet pas infektimit me Covid-19, rrëfen një nga simptomat që nuk vihet re nga të gjithë

Ellen DeGeneres foli për një nga simptomat e saj të koronavirusit, pasi ajo doli pozitive. Drejtuesja e një prej emisioneve më të njohura ‘Ellen TV Show’, 62 vjeçe, ditën e djeshme ndau një video ku zbulon gjendjen e saj shëndetësore pas infektimit me Covid-19.

Ajo tha se ndihet 100% mirë, si dhe u vuri në dukje që dhimbja e mundueshme të shpinës është një simptomë, midis atyre që janë diagnostikuar me virusin e frymëmarrjes.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua të them faleminderit për të gjitha urimet. Unë ju vlerësoj shumë,” tha DeGeneres. “Po ndjehem 100% mrë. Ndihem vërtet mirë”. “Një gjë që ata nuk ju kanë thënë është se ju keni, disi, dhimbje torturuese të shpinës,” vazhdoi ajo, duke shtuar se nuk e dinte që kjo ishte një simptomë. Ajo tregoi për herë të parë për diagnozën e saj të koronavirusit të enjten, duke ndarë në një deklaratë në mediat sociale se ajo ishte pozitive për Covid-19.

“Për fat të mirë, tani jam mirë,” shkroi ajo në një mesazh në Twitter. “Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet