Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“E turpshme”, Paloka: Rama tradhëtoi sot vlerat e kombit, bojkotoi fjalimin e Presidentes së Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se kreu i qeverisë Edi Rama ka bojkotuar fjalimin e presidentes në detyrë Vjosa Osmani gjatë seancës së sotme plenare.

Paloka thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe ky është një akt i turpshëm politik.

“Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.

Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme“, shkruan Paloka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet