Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet/ Vrasja e çiftit nga Vlora, nga telefonata misterioze te zhdukja e 40 mijë eurove

Detaje të reja janë zbuluar për çiftin e shqiptarëve që u gjetën të masakruar në katër valixhe pranë fshatit Firence.

Mes shumë hipotezave që lidhen me vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashon në vitin 2015 është edhe zhdukja e 40 mijë eurove, të cilat çifti i kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti të rëndë ku ishte përfshirë burri në Shqipëri.

Ato para i morën pasi kishin pësuar dëmtime serioze fizike, për aksidentin. Me ato të ardhura që përfituan, çifti po mendonte të qëndronte në Itali për një muaj, deri në Krishtlindjet e vitit 2015, por më 2 nëntor u zhdukën.

Djali i çiftit Taulanti, i cili është dënuar me 4 vite burg për krime droge dhe ndodhet në arrati, është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse mund të jetë personi i fundit që ka takuar prindërit e tij.

Sipas hetuesve, mund të zbulojë gjithçka për vdekjen e prindërve pasi mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në ditën që djali u lirua.

Misteri tjetër i kësaj historie makabre është thirrja telefonike e marrë nga një prej vajzave të çiftit, nga nëna e saj.

“Mora marrë një telefonatë të çuditshme nga një numër privat. Zëri, i cili dukej si i nënës sime, tha ‘Unë po largohem’. Nuk është një krim droge”, tha vajza në një emision televiziv.

Autopsia mbi trupat e viktimave, e kryer në mbetjet njerëzore të gjetura në këto ditë, përcaktoi se ata ishin vrarë të dy pas një rrahje. Për gruan, cilësohet si mbytje, ndërsa vdekja e burrit u shkaktua nga një prerje e thellë në fyt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet