Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet e tragjedisë në Gjermani, 14-vjeçarja shqiptare i shpëtoi vdekjes mrekullisht

Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja tronditëse, që raportohet se ka ndodhur sot në Gjermani, ku një kosovar ka vrarë gruan, vajzën 17 vjeçe dhe më pas veten.

Mediet e huaja raportojnë se 51-vjeçari ka vrarë fillimisht gruan 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe, brenda banesës së tyre.

Pastaj, autori i krimit të rëndë është vetëvarur me litar. Mediet gjermane raportojnë se në banesë ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit kosovar, 14 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit.

Mësohet se e mitura është mbyllur në dhomën e saj, teksa i ati ka vrarë gruan dhe vajzën tjetër. Ai i ka kërkuar vajzës së vogël që të dilte nga dhoma, por ajo nuk ka pranuar, duke shpëtuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet