Jeta e natës në Wuhan i është kthyer normalitetit, shtatë muaj pasi autoritetet lokale të këtij qyteti kinez hoqën masat e rrepta mbrojtëse për luftimin e pandemisë së COVID.
Njëra prej vajzave që e ka shijuar këtë rikthim të jetës së natës është Zhang Kiong, e cila këto ditë festoi ditëlindjen e 29-të me miqtë në një lokal të natës në Ëuhan.
“Pas gjithë atyre që i kam kaluar gjatë valës së parë të pandemisë së coronavirusit në Wuhan dhe pas lirimit të masave mbrojtëse, ndihem sikur po jetoj një jetë tjetër”, ka shtuar Zhang që punon në një dyqan të tekstilit në Wuhan, qytet ky për të cilin besohet se ishte vatër e koronavirusit.