Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bashkimi Evropian i vendos sanksione të reja Bjellorusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi një pako sanksionesh ekonomike ndaj Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së saj kundër protestuesve të opozitës.

Sanksionet shënjestrojnë 29 individë dhe shtatë firma ose organizata, thanë diplomatët më 16 dhjetor. Masat thuhet se përfshijnë ndalime për kryerjen e biznesit në bllokun me 27 anëtarë, ngrirjen e pasurive dhe ndalimet e udhëtimit.

Sanksionet – paketa e tretë mbi Bjellorusinë e rënë dakord nga BE – do të miratohen zyrtarisht gjatë një takimi të Këshillit Evropian më 17 Dhjetor. Lista e fundit e individëve dhe entiteteve që do të sanksionohet pritet të publikohet të njëjtën ditë në gazetën zyrtare të BE-së.

Vendimi i ambasadorëve të BE-së erdhi të njëjtën ditë kur Svyatlana Tsikhanouskaya dhe liderëve tjerë të opozitës demokratike bjelloruse iu dha Çmimi Sakharov i Parlamentit Evropian.

Alyaksandr Lukashenka, djali i tij dhe më shumë se 50 zyrtarë të bjellorusisë tashmë janë sanksionuar nga BE-ja.

Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij që nga zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe të cilat Perëndimi nuk i ka njohur.

Policia ka goditur me dhunë protestat pas zgjedhjeve, duke arrestuar më shumë se 27.000 njerëz.

Ka pasur gjithashtu raporte të besueshme të torturave dhe keqtrajtimeve, dhe disa persona kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet