Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ashpërsohet masa për gjyqtaren Mimoza Margjeka, rikthehet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posacme e Apelit ka vendosur sot të ashpërsojë masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Mësohet se nga detyrim paraqitje që ishte dhënë më herët për të, ajo do të ridërgohet në masën “arrest shtëpie”.

Në arrest shtëpie është lënë edhe bashkëshorti i saj Arben Cara.

Seanca për masën ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që pritet të zbardhen argumentet përse u ndryshua masa për Margjekën.

Kujtojmë se teksa shërbente si gjyqtare e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka u arrestua për një rast korrupsioni.

Të përfshirë në skemë ishin Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj që nëpërmjet bashkëshorit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi dhe shkarkimi i saj janë politike, pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës që ka me probleme shëndetësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet