Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e Altin Binaj është në funksion të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, pas miratimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, nga Parlamenti.

Ambasadori Zingraf nëpërmjet një deklarate theksoi se me zgjedhjen e Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale.

Ndërsa shton se të gjitha institucionet duhet të arrijnë një frymë bashkëpunimi për të rivendosur sa më shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është kolona kryesore e shteti ligjor në Shqipëri.

“Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale.

Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm.

Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, theksoi ambasadori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet