Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

37-vjeçari merr peng për disa orë të riun në Bulqizë, vihet në pranga

37-vjeçari merr peng për disa orë të riun në Bulqizë, vihet në pranga.Mësohet se Ylber Duriçi ka marrë peng Viktor Bicin.

“I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori. Specialistët për hetimin e Krimieve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës . Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton Policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet