Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjosa Osmani: Shqipëria të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një konferencë për mediat me kreun e shtetit shqiptar Ilir Meta, në Tiranë.

Osmani në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët.

“Ne diskutuam kërkesën tonë që Kuvendi i Shqipërisë, të miratojë një rezolutë që të dënohet gjenocidin serb dhe ku kërkohet që kryesit të dalin para drejtësisë. Çështja e dytë është kundër idesë së tmerrshme për ndryshim kufijsh.

Duhet një zë i fuqishëm në Shqipëri e Kosovë që të kundërshtojmë këto ide. Diskutuam edhe për shqiptarët e Luginës, që ka të bëjë me pasivizimin e adresave athje, që është pastrim etnik i heshtur atje”, tha Osmani.

Vjosa Osmani theksoi se Serbia vazhdon që të destabilizojë rajonin, andaj nevojitet që shqiptarët të jenë të bashkuar.

“Serbia të ndërpresë këtë krim në raport me shqiptarët në Preshevë. Ne e kemi të rëndësishme integrimin në NATO dhe nga Shqipëria mund të mësojmë shumë. Duhet që të bëjmë më shumë për liberalizim të vizave të Kosovës.

Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Serbia vazhdon të destabilizojë rajonin.

Ne si shqiptarë duhet të bashkëpunojmë. Mes nesh ekziston respekti i ndërsjelltë.

Sot kam vizituar Lezhën për të parë nga afër varrin e Skënderbeut, e ne duhet të kemi parasysh fjalët e tij për të qenë gjithmonë të bashkuar”, u shpreh Osmani.

Ndërsa, Meta vlerësoi se Tirana zyrtare do të bëjë çdo përpjekje që të zbardhë krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ne dimë rastin e vëllezërve Bytyçi, kryesit e dyshuar besohet se jetojnë lirë.

Ne dimë se ka raste plot të krimeve të Serbisë dhe Shqipëria do ta adresojë çështjen siç duhet. Çështja e adresave të Luginës së Preshevës është po ashtu problem madhor dhe urojmë që të zgjidhet edhe ky problem”, deklaroi Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet