Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vendimet i merr bossi me whatsap”, Manjani: Ja pse i kemi rënë në qafë Fatos Nanos

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Bledi Cucit për u emëruar në postin e Ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Manjani thotë se ‘për çfarë i kemi rënë në qafë Fatos Nanos na vjen turp nga vetja’ pasi konsultohej për vendimet që merrte, ndryshe nga Rama, për të cilin shprehet se “i merr vendimet me whatsap për qejf të vet”.

Shkrimi i plotë: “Degradim…
=======
Shihni si katandiset pushteti kur degjeneron. Nuk gjen dot një ministër e as një drejtor policie.
Gjithë ajo Parti Socialiste nuk paska më asnjë emër alternativ për një ministër.

Gjithë ajo administradë e krijuar vetëm nga Partia Socialiste, nuk prodhon dot një emër alternativ për një drejtor normal policie.

Bah çfarë rrokullisje! Pushteti i mbyllur, i kalbur e i degjeneruar ruan me fanatizëm ekstrem emrat që ka aty pranë. I riciklon sipas nevojave të çastit… Asnjë minimum standardi shtetëror, as politik. Demokratik jo e jo.

Kur mendoj se për çfarë i kemi rënë në qafë Fatos Nanos na vjen turp nga vetja. Koha e tij në krye të PS ishte periudha me standardin më të lartë demokratik në vend.

Nga ajo periudhë politika njohu shumë emra, kontribues dhe profesionistë të vërtetë.

Ishte standardi dhe proçeset politike ato që prodhuan demokraci e cilësi, jo kryetari. Ky i fundit ishte drejtues procesi. Kishte debat, dialog, votim, numërim, statut e garanci, kryesi e forume që nuk mbidheshin për media po për debat e vendime serioze.

Mbledhjet e kryesisë së PS, me orare të tejzgjatura debatonin edhe për kandidaturat e zvministrave. Nuk e la kryesia e partisë Fatosin të emëronte një zëvendësministër asokohe.

E pra Ai ishte Kryeministër dhe mund të mos e pyeste fare kryesinë e partisë. Por jo, e thirri mbledhjen, debatoi deri në fund dhe dëgjoi mendimet aty.

Iu bind forumit, pa pordhë. Pa arrogancë. Me përunjësi demokratike.

E njëjta gjë në qeveri. Debatohej në mënyrë shterruese çdo vendim, çdo çështje. Në fund votohej me përgjegjshmëri, por edhe solidaritet.

Demokracia e PS u imponua në pushtet, në shoqëri. Por edhe tek partitë e tjera.

Turp i madh që e kemi kritikuar këtë njeri!

Shihni sot!

Dramë. Mjerim. Pisllëk. Degjenerim. Arrogancë. Mbyllje dyersh. Izolim. Dhunë ndaj kujdo ngre zërin. Mbledhje mediatike. Forume sa për sy e faqe.

Të gjitha vendimet i merr bossi me whatsap, për qejf të vet….

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet