Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U bënë prindër për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vajzës së Ledrit dhe Sarës

Dy ditë më parë, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

Reperi e konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, me një foto ku shihej duke mbajtur dorën e Sarës pak momente pas lindjes.

Megjithëse dyshja nuk kanë ndarë detaje të mëtejshme, mediat kosovare citojnë burime të brendshme pranë familjes se vogëlushen e kanë quajtur Poema Blue.

Prindërit e Ledrit i bënë pritjen më të ëmbël bebushes që erdhi në jetë. Ata i përgatitën një tortë ku shkruhej “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Tashmë mbetet që dyshja e famshme të ndajnë fotografitë e parë me të voglës e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet