Thellohen hetimet për vdekjen e Maradonës, bastiset shtëpia e shoferit të tij, ja çfarë dyshohet

Sport
Thellohen hetimet për vdekjen e Maradonës, bastiset shtëpia e

Hetimet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradona kanë përfshirë së fundmi dhe shoferin e tij Maksimiliano Trimarki. Policia argjentinase bastisi shtëpinë e 44-vjeçarit, duke i konfiskuar telefonin.

Ai nuk po mbahet si i pandehur, por prokurorët e çështjes besojnë se Trimarki është ndër të paktën persona që ka qenë pranë Maradonës në ditët e fundit të jetës dhe mendohet se ai ka dijeni për shumë ngjarje që kanë ndodhur para ndarjes nga jeta të Diegos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai ka qenë një fantazmë në këtë çështje. Është ndër të paktët persona që ka qenë prezent kur Maradona ka vdekur si dhe në momentin kur tentuan ta sillnin në jetë”, shprehet prokurori i çështjes.

Vdekja e Maradonës ka ngjallur polemika se ai mund të jetë vrarë qëllimisht nga persona që kanë qëndruar pranë tij.

ME TE LEXUARAT