Shkrihet dega e pestë e LSI në Tiranë, Elez Gjoza kalon me PS

Politikë
Shkrihet dega e pestë e LSI në Tiranë, Elez Gjoza kalon me PS

Pas njësisë nr, 11 në kryeqytet, edhe bërthama e njësisë nr 2 të kësaj force politike në Tiranë, është shkrirë.

Protestat e fundit duket se kanë patur një rol vendimtar në largimin e një personazhi influencues si Elez Gjoza drejt PS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-administratori i njësisë nr 2 është bërë pjesë e socialistëve me një firmë që e anëtarësoi zyrtarisht në PS.

Njësia nr 2 në Tiranë ka patur rezultatin më të lartë të LSi në kryeqytet, por me këtë lëvizje tronditet seriozisht.

Ne kete menyre shkrihet dega e njësisë 2, pas LSI në Farkë, në Vaqarr, në njësinë nr. 3 dhe në njësinë nr 11 në Laprakë.

Kur ka mbetur fare pak kohë gjer në zgjedhjet e 25 prillit, dy njësitë e LSI-së më të forta, 11 dhe 2 janë shpërbërë totalisht.

ME TE LEXUARAT