Shifra të larta në Itali, rreth 18 mijë të infektuar në 24 orë

Bota
Shifra të larta në Itali, rreth 18 mijë të infektuar në

Bilanci i sotëm i pandemisë së Covid-19 në Itali tregon për një rritje të shifrave dhe për një ulje të vdekjeve.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 17.572 raste të reja me koronavirus në rretj 200 mijë tamponë të realizuar. Një ditë më parë ishin 162.880 tamponë nga të cilët 14.844 dolën pozitive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme u regjistruan 680 viktima, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 846. Veneto mbetet rajoni më i goditur prej disa ditësh, me 3817 të infektuar, ndërkohë që Lombardia vijon me 2994.

Rajoni i Venetos mbetet shqetësues, aq sa vetë guvernatori i rajonit verilindor, Luca Zaia, i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte ta kthejë në “zonë të kuqe”, me rikthimin e masave kufizuese të rrepta.

Conte sipas burimeve mbetet ende dyshues për ta rikthyer vendin gjatë festave në një lockdoën të plotë, si po ndodh edhe me vende të tjera.

ME TE LEXUARAT