Salianji: Enea Ftoj vdiq si Klodian Rasha në duart e policisë, u manipulua ngjarja

Politikë
Salianji: Enea Ftoj vdiq si Klodian Rasha në duart  e policisë, u

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish për vrasjen e të riut 25-vjeccar Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie.

Demokrati thekson se Rasha u vra nga segmente drejtuese të policisë që sipas tij tentuan që të manipulonin ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Salianjit, edhe Enea Ftoj vdiq në duart e policisë. 

“Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.”, thuhet ne reagimin e Salianjit.

REAGIMI I SALIANJIT

Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën.

Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera.

Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarêsisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale.

Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësisē babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi!

Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.

Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm.

Kjo është dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën çnjerëzore në komisariat që i morën jetën!

Shqipëria ?? ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve.

ME TE LEXUARAT