Rita Ora do të jetë anëtare e jurisë "The voice of Australia"

Showbiz
Rita Ora do të jetë anëtare e jurisë "The voice of

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”.

Lajmi është konfirmuar sot teksa është prezantuar përbërja e panelit gjykues të “The Voice Australia”.

Artistja shqiptare do të bashkohet në një panel me të gjithë yjet australian, përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç, shkruan DailyMail.

Më herët, Rita është shfaqur në edicionet britanike të The Voice dhe X Factor.

“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një ndeshje e bërë në parajsë”, i tha ajo Perth Now-it.

ME TE LEXUARAT