Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Rama, ideatori i ndarjes së Kosovës”, Meta: Po sjellin të kaluarën kriminale në Ballkan

Presidenti Ilir Meta teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e tij të hershme se kryeministri Edi Rama ishte ideatori për ndarjen e Kosovës, nënvizoi faktin se çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm.

Në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Meta tha se Kush del jashtë këtyre qëndrimeve, sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm. Siç dha dhe zonja Osmani.

Është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim.

Me këtë drejtim nuk ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. E vetmja rrugë e përbashkët është integrimi drejt BE, dhe respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre.

Ky ka qenë qëndrim i qartë, është dhe do të jetë gjithmonë i imi.

Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politike që nuk është në shërbim të politikës shqiptare e në interes të politikës kombëtare, Sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.”, tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet