Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qeveria rishikon Buxhetin 2020/ Denaj: Fonde shtesë për pensionistët, ndihmën ekonomike dhe shëndetësinë

Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit 2020. Për të sqaruar këtë vendim, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka deklaruar se janë alokuar fonde shtesë për fusha të ndryshme. Ajo ka folur edhe për shpërblimin financiar për pensionistët, në prag të festave të fundvitit.

Denaj ka deklaruar se familjet në ndihmë ekonomike, do të marrin dyfishin e ndihmës deri në fund të përballjes me COVID-19.

“Ky Akt Normativ është i domosdoshëm në kushtet e finalizimit të një viti të vështirë, ku përballuam dy goditje, tërmetin dhe situatën e pandemisë.

Miratuam fond shtesë 1.4 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, 400 milion lekë shkojnë për spitalet për situatën COVID, 1 miliard lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësisë.

Mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit. Parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte që kanë avancuar me projektet me fonde të buxhetit të shtetit. 420 mln lekë subvencion i është dhënë ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Gjithashtu alokojmë 200 milionë lekë për shpronësim dhe shlyerje detyrimesh në infrastrukturë. Me rëndësi edhe shtesa 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik. Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë në programin për kërkimin shkencor”, tha në komunikimin me mediat ministrja Denaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet