Krishtlindja e kushtëzuar nga kufizimet kundër koronavirusit të ri mund të jetë një festë më pak tregtare dhe më e pastër shpirtërisht, sugjeroi sot Papa Françesku.
“Këtë vit na presin kufizime dhe shqetësime”, tha ai gjatë audiencës së tij javore, duke kujtuar vështirësitë biblike me të cilat u përballën Shën Jozefi dhe Virgjëresha Mari kur lindi Jezusi.
“Megjithatë besimi, shpresa dhe dashuria i drejtuan dhe i mbështetën. Le të jetë e njëjta gjë për ne. Le të na ndihmojnë këto vështirësi që të pastrojmë pak mënyrën se si i përjetojmë dhe festojmë Krishtlindjet”, shtoi udhëheqësi shpirtëror, duke bërë thirrje për një festë më fetare, autentike, më të vërtetë.
Mesha e këtij viti në prag të Krishtlindjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit, është planifikuar të zhvillohet dy orë më herët se normalisht, në orën 19:30, në mënyrë që të mund të përfundojë përpara orarit të ndalimitqarkullimit në orën 22:00.
Ajo, gjithashtu, pritet të zhvillohet pa pjesëmarrje të publikut.