Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Prizrenin, ku babë e bijë u gjetën pa shenje jete në shtëpi.
Dyshimet e para janë se babai, me detyrë polic, ka vrarë të bijën 21 vjeçare me armën e shërbimit dhe më pas edhe veten.
Sipas mediave kosovare, 52 vjeçari me iniciale S.M. ishte prej 20 vitesh efektiv në Policinë e Kosovës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:16 të pasdites së djeshme (16 dhjetor), ndërkohë që policia është lajmëruar pasi banorët e zonës kanë dëgjuar të shtënat e armës.
I pranishëm në ngjarje ka qenë edhe djali i familjes. Akti i rëndë është ndërmarë pak minuta para se polici të nisej për në vendin e tij të punës, ku punonte prej disa kohësh si doganier.
Sakaq ende nuk janë qartësuar rrethanat e ngjarjes, teksa po vijohen hetimet.