Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Moment historik”, ambasada amerikane reagon pas vënies në funksion të linjës Kosovë-Shqipëri

Teksa Serbia ndërpreu lidhjen energjetike me Kosovën, ambasada amerikane në Tiranë e konsideron si moment historik faktin që Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në funksion linjën e transmetimit prej 400 KË.

Kjo i hap rrugë tregut të përbashkët të energjisë midis dy shteteve, ndërsa i hap rrugë integrimit në tregun rajonal të energjisë.

Postimi i plotë:

Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KË që lidh të dy vendet.

Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë.

Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit Evropian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet