Miratohet rritja e pagës minimale: Nga 1 janari pagesa do të jetë 30 mijë lekë të reja

Aktualitet
Miratohet rritja e pagës minimale: Nga 1 janari pagesa do të jetë

Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale, ligj që do të hyjë në fuqi që prej 1 Janarit 2021 për ta bërë pagën minimale 30 mijë lekë të reja në muaj.

Në VKM thuhet se për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshilli i ministrave vendosi:

1.Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2.Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3.Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4.Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5.Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

ME TE LEXUARAT