Ministrja Gjonaj inspektim blic në burgun e Durrësit për zbatimin e masave antiCOVID

Aktualitet
Ministrja Gjonaj inspektim blic në burgun e Durrësit për zbatimin

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndërmori sot një inspektim blic në burgun e Durrësit për të verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, kushtet e personave të dënuar dhe të paraburgosur, si edhe për të mbështetur punën e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjonaj kontrolloi pa lajmërim paraprak protokollet e sigurisë në IEVP gjatë të cilit bashkëbisedoi jo vetëm me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Durrës, por edhe me të dënuar. Së bashku me drejtorin e burgut dhe shefin e sigurisë, ajo inspektoi infermierinë dhe ambjentet shëndetësore, protokollet sanitare të stafit mbështetës, si edhe vizitoi regjimin e brendshëm të të dënuarve, aksesin dhe sallën e komunikimit online me familjarët dhe kuzhinën e IEVP-së në burgun e Durrësit.

Gjithashtu Gjonaj nënvizoi mbështetjen ndaj strukturave të IEVP-së dhe deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për trajtimin financiar, rritjes së pagave dhe vjetërsinë ka barazuar efektivisht trajtimin ekonomik dhe logjistik të Policisë së Burgjeve me atë të Policisë së Shtetit.

Ajo deklaroi se po bëhen përpjekje këmbëngulëse që edhe stafi shëndetësor dhe ai mbështetës në burgje të marrin një trajtim që përligj sakrificat e tyre në punë.

Së fundmi, ministrja u shpreh qartë se nuk do të tregojë tolerancë ndaj asnjë lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të IEVP Durrës që krahas vëmendjes maksimale për masat ndaj pandemisë, të përqendrohen tek siguria në institucion dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë dhe do të ndëshkohet ligjërisht.

ME TE LEXUARAT