Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta pret pasdite Vjosa Osmanin në Tiranë në vizitën e saj të parë shtetërore

Presidenti i vendit Ilir Meta do të mikpresë sot në Tiranë Presidenten në Detyrë dhe njëkohësisht Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar, që e shoqëron në këtë vizitë të parë shtetërore.

Ceremonia zyrtare e pritjes solemne me Truprojë Nderi dhe ekzekutimi i të dy himneve, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, në orën 15.30. Më pas të dy krerët e shteteve do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive.

Në ora 17:00, të dy Presidentët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet