Meta konferencë me Vjosa Osmanin: Falenderojmë Kosovën për ndihmën gjatë tërmetit

Politikë
Meta konferencë me Vjosa Osmanin: Falenderojmë Kosovën për

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar homologen e tij kosovare Vjosa Osmani për bashkëpunimin në kohë pandemie duke treguar gatishmëri për të mbështetur Kosovën për sovranitetin territorial.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur gjatë vizitës së Osmanit në Tiranë, Meta tha se dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin për të shkëmbyer dije dhe vlera të tjera që i shërbejnë Kosovës dhe Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Falenderoj presidenten Osmani për vullnetin e saj për ta forcuar këtë bashkëpunim.

Vlerësuam të gjitha mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin tonë.

Marrëdhëniet e mira kanë nevojë të gjenerojnë edhe më shumë energji në mënyrë që të afrohemi që të shkëmbejnë dije përvojë kulturë.

E sigurova Osmanin që do të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës sepse sa më parë të bëhet vend anëtar i OKB i shërben sigurisë së rajonit dhe vendeve tona.

Vlerësova qëndrimin e matur, qetësinë nga të gjithë forcat politike në këto çaste të rëndësishme për të vijuar funksionimin e institucioneve.

Një ndër më të rëndësishmet është vetë sfida e pandemisë COVID, pasojat e rënda për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim kemi treguar gatishmërinë për bashkëpunim që të kapërcejmë sa më lehtë këtë sfidë. Shpresojmë që të bashkëpunohet më shumë edhe për sigurinë e vaksinës.

E falenderova për atë fluks të jashtëzakonshëm që vumë re gjatë sezonit veror të pushuesve nga Kosova që zgjodhën Shqipërinë dhe për ndihmën që ka dhënë për të asistuar për të shpëtuar qytetarët tanë nga rrënojat e tërmetit.

Jam i sigurt që kjo vizitë do forcojë më tej frymën e bashkëpunimit dhe për të konfirmuar faktin se Shqipëria dhe Kosova janë garant për paqen në rajon”, u shpreh Meta.

ME TE LEXUARAT