Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Manastirliu: Testimi i shpejtë do të kryhet me rezervim nga mjeku i familjes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të riundërtimit të 300 qendrave shëndetësore.

Ministrja Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID19, investimet në sektorin shëndetësor nuk kanë ndalur asnjë moment.

“Përgjatë muajve të pandemisë, pavarësisht sfidave të vërteta që kemi patur përsa i përket të gjithë situatës, ne ja kemi dalë që të mos ndalim punën tonë për investimet në sektorin shëndetësor. Kjo qendër ka qenë e degraduar, si kjo 300 qëndra shëndetësore në gjithë vendin apo shumë spitale, nuk mund t’a imagjinonim dot dhe nuk mund ta imagjinojmë as sot se si do të ishim përballur me COVD19, nëse do të kishim atë sistem të degraduar që kishim 7 vite më parë. E ndërkohë që ne vijojmë transformimin e sitemit shëndetësor, vijojmë të përballemi me COVID-19 dhe puna e jashtëzakonshme në të gjitha ekipet tona shëndetësore nuk po ndalet në asnjë moment”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek përballja me pandeminë e shkaktuar nga SARS-COV2, ministrja Manastirliu ka deklaruar se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë vendin dhe prej datës 20 Dhjetor qytetarët do ta kryejnë atë nëpërmjet rezervimit tek mjeku familjes.

“Testimi i shpejtë ka filluar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por nga data 20 dhjetor në do ta shtrijmë këtë testim edhe në qendra shëndetësore të mirëpërcaktuara, që do të mbulojnë një zonë të përcaktuar në komunitet, për të patur më shumë akses në testimin e shpejtë, për të bërë të mundur një kapje të shpejtë të rasteve sipas indikacioneve të mjekëve të familjes, të cilët nëpërmjet sistemit elektronik do të përcaktojnë orën e saktë të bërjes së testi të shpejtë në qendra shëndetësore. Do fillojmë me Tiranën, ku do të ketë 6 pika të caktuara për testimin e shpejtë në qendra shëndetësore, do të zgjerohemi në 10 pika në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se për 2021 do të vijojë rimbursimi 100% për trajtimin ambulator në banesë dhe me fondet e dedikuara të buxhetit të shtetit janë 12 milion dollarë të dedikuara vetëm për paketën e rimbursimit.

“Janë 1600 mjekë familje që janë duke ndjekur rastet COVID, duke I mbështetur me barna dhe terapi mjekimi, sipas paketës së rimbursimit të barnave falas që qeveria shqiptare ka miratuar. 12 milion dollarë për vitin 2021 janë parashikuar nga qeveria shqiptare si paketë mbështetjejes për të gjithë skemën e barnave të trajtimit ambulator”, tha Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet