Kisha Katolike holandeze anulon meshat e prag Krishtlindjes

Bota
Kisha Katolike holandeze anulon meshat e prag Krishtlindjes

Kisha Katolike holandeze njoftoi sot anulimin e të gjitha meshave publike në prag të Krishtlindjes.

“Mesha e Mesnatës së Krishtlindjes tërheq tradicionalisht turma të mëdha, gjë që nuk do të ishte e përgjegjshme gjatë bllokimit të rreptë aktual”, tha Konferenca e Peshkopëve holandezë në një deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo meshë do të kremtohet pa publik dhe do të transmetohen në televizion dhe në internet”, vazhdohet në deklaratë.

Meshat në ditët e tjera gjatë periudhës së Krishtlindjes mund të zhvilloheshin me një maksimum prej 30 personash, të cilët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në kishë dhe nuk do të lejohen të këndojnë.

ME TE LEXUARAT