Këta janë babë e bijë që humbën jetën në Prizren, dyshohet se ekzekutoi të bijën dhe…

Kosovë&Rajon
Këta janë babë e bijë që humbën jetën në

Janë publikuar fotot e babë e bijë që u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Prizren. Personat që shihni në foto janë pikërisht dy viktimat, polici që kishte 20 vite i angazhuar në këto struktura, me të bijën.

Mediat lokale shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në prani të të gjithë familjarëve të tjerë dhe se personi që ka lajmëruar policinë ka qenë djali i policit të ndjerë 52 vjeç dhe vëllai i viktimës tjetër, vajzës 21 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka dalë duke vrapuar nga banesa për të lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur, rrethanat e të cilës janë ende mister.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Prizren në lagjen “Edit Durham”. Personi me incialet S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën e shërbimit ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e më pas veten.

ME TE LEXUARAT