Një 21-vjeçar ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit. Viktima është Renato Nebiu nga Peqini.
Në gjendje të rëndë, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Rrogozhinës për ndihmë më pas në Durrës, por ndërroi jetë.
Nebiu ishte me koronavirus, ndërsa vuante edhe nga zemra dhe kurohej me ilaçe. Dyshimet e para janë se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
Trupi i të riut ndodhet në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Nëse kjo do të konfirmohej nga autopsia mjeko-ligjore do të ishte rasti i gjashtë në Shqipëri.
Për 3 nga 4 rastet e pacientëve me koronavirus që janë hedhur nga spitalet covid në Tiranë vijojnë hetimet, ndërsa janë mbyllur vetëm për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 2 shtator të këtij viti.
Për 3 rastet e tjera vijojnë hetimet. Ndërkohë që në nëntor një i moshuar po i infektuar me koronavirus i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.