Gjendet një 21-vjeçar pa jetë në Rrogozhinë, dyshimet e para

Aktualitet
Gjendet një 21-vjeçar pa jetë në Rrogozhinë, dyshimet

Një 21-vjeçar nga Rrogozhina është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.

I riu i identifikuar si Renato Nebiu, u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.

21-vjeçari është gjetur në rrugë në fshatin Karinë afër Rrogozhinës nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Dyshimet e para janë për vetë-helmim.

ME TE LEXUARAT