Juventusi luajti mbrëmjen e sotme ndaj Atalantës. Sulmuesi bardhezi, Alvaro Morata, ka pasur shansin të kalojë Juventusin në avantazh, por ka bërë më të vështirën, duke u bërë objekt tallje në rrjetet sociale.
Në minutën e 14’, spanjolli kishte mundësinë e artë, teksa pas një pasimi të dhënë për Ronaldon, topi i kthehet pas.
Megjithatë sulmuesi bëri më të keqqen, duke e gjuajtur topin aq dobët me pjesën e pasme të këmbës, sa nuk kishte fuqinë për të shkuar në rrjetë.
Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të fillonte të bënte xhiron rasti i humbur i Moratës, ku nuk mungojnë as talljet me sulmuesin e Juventusit.