Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Filloi sulmin duke i fyer origjinën e më pas e plagosi shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit grek

Policia greke ka mundur të arrestojë brenda pak orëve, një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar paditen e së martës në lagjien Peristeri të Athinës.

Sipas policise greke,32 vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh,në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznensmenti grek,i cili fillimisht e fyejti për origjinën e tij,dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32 vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë,lëvizje që i shpëtoi atij jetën,pasi mjekët e klinikës mundën ti ndalnin hemoragjinë.

Në vazhdim 32 vjeçari,emri të cilit për momentin nuk bëhet publik,u dërgua në spitalin Thriasio,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore  thanë ,se ishin banorët e lagjies të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët.
Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve,dhe mundën të vënë në pranga dy autorët,të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë,por u lirua pak muaj më vonë,ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhushnme.

Të dy aytorët do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë,ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet