Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emërimet e reja, Basha: Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë e tij

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një shkrim në Twitter, Basha thotë se Rama ka mendjen të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij, duke iu referuar propozimit që Bledi Çuçi të emërohet në vendin e Lleshajt dhe Milva Ekonomi të marrë postin e ministres së Bujqësisë.

Lulzim Basha: Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.

Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet