Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E pandehur nga SPAK/ Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës rrezikon 7 vite burg, dëm ekonomik edhe shtetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi dje se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen. Ish-kryebashkiakja Rami rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”.

SPAK i ka njoftuar akuzën duke e marrë të pandehur. GJKKO pritet të hedhë shortin dhe seanca e parë ndaj Ramit pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Një tjetër detaj që rëndon akuzën për ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër, Zamira Rami, është se veç dëmit ndaj qytetarëve, sipas SPAK ajo ka shkaktuar edhe dëm ekonomik ndaj shtetit pasi qytetarët e dëmtuar kanë fituar gjyqin duke u kompensuar pas prishjes së ndërtimeve me leje pa të drejtë. Dëmi ekonomik është afro 6 milion lekë.

Neni 248 i Kodit Penal

Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet